Vushtrri: Festoi me armë, policia ia sekuestron atë dhe e arreston

Policia e Kosovës ka njoftuar se mbrëmë është raportuar për të shtëna zjarri në fshatin Dumnicë të Vushtrrisë.

Policia më tej ka njoftuar të shtënat kishin ndodhur gjatë një ahengut familjar, ku policia në vendin e ngjarjes fillimisht kishte gjetur një gëzhojë e pastaj të dyshuarit i është sekuestruar edhe arma.

I dyshuari është M.S., 56-vjeçar, shtetas i Kosovës.

“Pas intervistimit, me urdhër të prokurorit të rastit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt. Ndaj tij është iniciuar rast për veprat penale ‘Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armës’ dhe ‘Përdorim të armës’”, thuhet në njoftim. /Zëri