Aktroja Kumrije Hoxha nderohet me Çmimin Kombëtar për Vepër Jetësore

Sot në Prishtinë është shënuar Dita Botërore e Teatrit.

Në këtë ceremoni ka marrë pjesë edhe kryeparlamentari Glauk Konjufca i cili edhe ndau Çmimin Kombëtar për Vepër Jetësore, çmim ky që iu dha aktores Kumrije Hoxha.

Ndryshe, 27 marsi njihet si Dita Botërore e Teatrit që nga viti 1962, iniciuar në Kongresin e 9-të Botëror të Institutit Ndërkombëtar Teatror – INT të UNESCO-s, me propozim të Finlandës.ë /Zëri