Plagoset vushtrriasi, hyri për t’i ndarë dy persona që po përlesheshin për parking

Një person është plagosur në Vushtrri dhe më pas është dërguar në QKUK.

Sipas Policisë, rasti ka ndodhur në një parking, ku dy persona të dyshuar pas një konflikti verbal ishin përleshur në mes vete, pastaj viktima kishte hyrë mes tyre për t’i ndarë dhe ishte plagosur nga njëri prej të dyshuarve, i cili gjendet në arrati, transmeton Zeri.info.

“Viktima kishte hyrë mes tyre për t’i ndarë dhe ishte plagosur nga njëri prej të dyshuarve, i cili kishte ikur dhe gjendet në arrati. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante të Policisë dhe prokurori kujdestar, janë gjetur dhe sekuestruar dy gëzhoja dhe një predhë e fishekëve. Lidhur me rastin janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë dhe është sekuestruar një pistoletë, e cila dyshohet se ishte përdorur në rast”, thuhet në raportin e Policisë.

Rasti vazhdon të hetohet. /Zëri