199.000 njerëz janë evakuar nga Ukraina që nga fillimi i agresionit
Zyrtarët e Ukrainës kanë thënë se tashmë janë evakuar rreth 190.000 civilë nga zonat e vijës së frontit përmes korridoreve humanitare që nga fillimi i pushtimit rus të Ukrainës, raporton Reuters, transmeton Zeri.info.
Zëvendëskryeministrja e Ukrainës , Iryna Vereshchuk, ka thënë se korridoret në rajonet e Kievit dhe Luhansk po funksionojnë, por një korridor i planifikuar për në qytetin e Mariupolit ishte vetëm pjesërisht funksional, pasi trupat ruse nuk i lejonin autobusët që të kalonin. /Zëri