22 raste të reja me COVID-19
Ministria e Shëndetësisë ka publikuar raportin 24-orësh të IKSHPK-së për gjendjen me COVID-19 në vend.
Sipas raportit, gjatë 24 orëve të fundit, nga 907 testime, 22 qytetarë kanë rezultuar me COVID-19.
Bëhet e ditur se sot nuk është regjistruar asnjë rast i vdekjes nga COVID-19.
Deri më sot 818.561 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Sot janë shëruar 62 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 223.158.
Në total numri i rasteve aktive është 633. /Zëri