Besnik Bislimi thotë se s’i përdori termet adekuate referuar takimit me Bjorn Bergen

Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi është sqaruar pas demantimit nga Zëvendës Sekretari i Këshillit të Evropës, Bjorn Berge, i cili demantoi deklaratën e Bislimit, ku kishte thënë se Zëvendës Sekretari i Këshillit Evropian ka mbështetur iniciativën e Kosovës për anëtarësim në Këshillin Evropian.

“Me të vërtetë falënderues për Bjorn Berge për takimin e shkëlqyer dhe shkëmbimin e mendimeve. Me të vërtetë më vjen keq për zgjedhjen e termit joadekuat në tweet-in tim të fundit. Në vend të fjalës “ai mirëpriti”, përshkrimi i saktë duhej të ishte “ne informuam”, ka shkruar Bislimi mbi reagimin e Zëvendës Sekretarit të Këshillit Evropian.