Netflix pezullon shërbimin në Rusi
Netflix ka pezulluar shërbimin e tij në Rusi si shenjë proteste kundër pushtimit të Ukrainës.
Në fillim të kësaj jave, Netflix ndaloi përkohësisht të gjitha projektet dhe blerjet e ardhshme në Rusi, ndërsa vlerësoi ndikimin e pushtimit të Ukrainës nga Moska.
“Duke pasur parasysh rrethanat në terren, ne kemi vendosur të pezullojmë shërbimin tonë në Rusi”, tha një zëdhënës i Netflix. /Zëri