TikTok pezullon disa shërbime në Rusi
TikTok tha të dielën se ka pezulluar disa funksione në Rusi pas ligjit të ri të vendit që penalizon dezinformimin.
“Në dritën e ligjit të ri të “lajmeve të rreme” të Rusisë, ne nuk kemi zgjidhje tjetër veçse të pezullojmë transmetimin e drejtpërdrejtë dhe përmbajtjen e re në shërbimin tona video, ndërkohë që ne shqyrtojmë implikimet e sigurisë të këtij ligji”, shkroi kompania në Twitter.
"Shërbimi ynë i mesazheve brenda aplikacionit nuk do të preket”, thuhet tutje.
Kompania shtoi se do të vazhdojnë të vlerësojnë rrethanat në zhvillim në Rusi për të përcaktuar se kur mund të rifillojnë plotësisht shërbimet me sigurinë si përparësinë kryesore. /Zëri