Gjendet i varur në tarracën e hotelit një 27-vjeçar në Gjakovë
Gjakovë- Policia e Kosovës (PK) njofton se një 27-vjeçar nga Kosova me shtetësi amerikane është gjetur i varur në tarracën e një hoteli, të premten në Gjakovë.
Lajmin e ka konfirmuar për “Betimi për Drejtësi“, zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës, Nysret Gjurkaj.
“Sot me datë 04.03.2022, rreth orës 14:00, Stacioni policor – Gjakovë është njoftuar për një person të varur në tarracën e hotel “Luxus” -Gjakovë. Patrulla policore ka shkuar në atë lokacion dhe ka takuar punëtorin në hotelin “Luxus” dhe i njëjti ka informuar se këtë person e ka pranuar mbrëmë rreth mesnatës, kurse sot ka vërejtur këtë person të varur në tarracën e hotelit”, tha Gjurkaj.4 Mar, 2022, 18:35
I njëjti shtoi se në vendngjarje po ashtu ka dalë emergjenca dhe mjeku kujdestar, i cili ka konstatuar vdekjen e personit të moshës 27-vjeçare.
Gjurkaj tha se në lidhje me rastin është informuar edhe prokurori kujdestar, i cili ka dalë në vendin e ngjarjes.
“Pas procedimit të vendit të ngjarjes, trupi i viktimës është ekzaminuar dhe tërhequr nga ekipi i mjekësisë ligjore, ku me urdhër të prokurorit viktima është dërguar në IML për autopsi. Hetimet në vijimësi”, shtoi ai. /BetimipërDrejtësi