Arrestohen dy persona të dyshuar për tentim grabitje të armatosur në Fushë-Kosovë
Sot, rreth orës 11:00, është raportuar për një tentim grabitje në një market në rrugën "Tahir Zemaj", në Fushë Kosovë, ku dy persona të dyshuar kanë tentuar të kryejnë një grabitje nën kërcënimin e armës.
Policia bën të ditur se ka qenë reagimi i shpejtë, i njësiteve policore të Fushë Kosovës, që ka mundësuar identifikimin dhe arrestimin e dy personave të dyshuar, njërit prej të cilëve i është gjetur dhe sekuestruar: një revole e tipit TT.
Të arrestuarit janë një 18-vjeçar dhe një 20 vjeçar, transmeton Zeri.info.
“Personat e dyshuar : -A.A, mashkull, 18 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës dhe
-U.A, mashkull, 20 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, pas intervistimit me vendim të prokurorit, janë dërguar më mbajtje, ndërkohë që hetuesit e policor po kryejnë veprimet e nevojshme para se rasti të procedohet më tej”, thuhet në njoftimin e policisë. /Zëri