Arlinda Rushiti eliminon bartësen e parë në “ITF World Tennis Tour”
Në Francë që nga data 28 shkurt po zhvillohet turneu “ITF World Tennis Tour Joue Les Tours”.
Tenistja nga Kosova, Arlinda Rushiti ka shënuar fitore në shortin kryesor, kundër bartëses të parë të këtij turneu, Simona Waltert me rezultat 6-2 6-3.
Rushiti kishte fituar edhe dy ndeshje kualifikuese për të hyrë në shortin kryesor të këtij turneu.
Turneu në fjalë përfundon më 6 mars.
Rushiti që jeton në Zvicër, është tenistja që i ka sjellur më së shumti fitore Kosovës në Kampionatin Botëror për femra, Billie Jean King Cup. /Zeri.info