Fantazma e Shën Stefanit reinkarnohet në filozofinë pushtuese të Putinit

Një ish-zv.ministër rus ia zbulon planet Putinit, duke zbërthyer prapavijën e Kremlinit për urgjencën e arritjes së një marrëveshje me Ukrainën në bisedimet që po zhvillohen në një vend afër kufirit Bjellorusi- Ukrainë. Bëhet fjalë për ish-zëvendësministrin e Jashtëm të Rusisë, Andrei Fedorov, i cili tha se Putin synon një fitore të plotë deri më 2 mars.

Duke folur për Al Jazeera’s start here, Fedorov tha se “çdo gjë do të varet duke folur sinqerisht në dy ditët e ardhshme, sepse, sipas njohurive të mia, putin urdhëron operacionin e plotë ushtarak me një fitore deri më 2 mars”, duke shtuar se Moska u befasua nga rezistenca e ashpër e Ukrainës dhe nga “vendimi i shteteve evropiane –të cilat janë kryesisht të varura nga gazi rus – për të vendosur sanksione të ashpra”.

Pse Putini dëshiron që pikërisht më 2 mars ta arrijë një marrëveshje me Ukrainën, e cila, duhet të jetë patjetër në favor të tij?

A është zgjedhur kjo datë krejt ratësisht, apo simbolika e saj shkon përtej ngjarjeve aktuale dhe synon të krijoj një paralelizëm historik?

Dhe kur jemi te historia të përmendim 3 marsin e vitit 1878, kur u nënshkrua i ashtuquajtur Traktati i paqes ndërmjet Perandorisë Ruse dhe asaj Osmane, i njohur si Traktati i Shën-Stefanit i cili shkëpuste Perandorisë Osmane rreth 80% të zotërimeve të saj në Gadishullin Ballkanik, me shpresë se do të shmangte kundërshtimin e fuqive të tjera të mëdha, ku Rusia nuk mori asgjë nga këto territore. Ajo u kufizua vetëm duke i shkëputur Rumanisë, të cilën e kishte aleate në luftën që fitoi, Krahinën e Besarabisë në veri të lumit Pruth dhe duke aneksuar disa krahina që zotëronte Perandoria Osmane, në jug të Kaukazit (Kars, Ardahan, Bajazid e Batum).

Megjithatë synimet e saj hegjemoniste në Evropën Juglindore, Rusia Cariste do t’i siguronte kryesisht nëpërmjet Bullgarisë së Madhe Autonome që u krijua me Traktatin e Shën-Stefanit, të cilën ajo do ta kishte si një satelite të saj me qëllim që të vendoste nëpërmjet saj zotërimin e vet në Gadishullin Ballkanik.

Në kufijtë e saj do të përfshihej shumica dërmuese e tokave që i shkëputeshin Perandorisë Osmane, duke u shtri në lindje deri në Detin e Zi, në Jug deri në Detin Egje, në veri deri në Danub dhe në perëndim deri në Malet e Voskopojës. Sado që Bullgaria e madhe do të mbetej nën sovranitetin e Portës së Lartë, Peranroai Osmane megjithatë nuk do të kishte të drejtë të vendoste brenda kufijve të saj asnjë garnizon ushtarak osman.


Pjesa tjetër e territoreve perandorake, sipas Traktatit të Shën Stefanit, do t’i jepej Rumanisë, Serbisë dhe Malit të Zi, që ktheheshin nga Principata autonome në Shtete të pavarura. Greqia nuk përfitonte asgjë, ajo do të mbetej ashtu siç ishte, një shtet i pavarur brenda kufijve të saj të paraluftës.
Sipas Traktatit të Shën-Stefanit, gati gjysma e trojeve shqiptare u jepej shteteve sllave ballkanike. Bullgaria do të merrte, përveç të tjerave, krahinat shqiptare të Korçës, të Bilishtit, të Pogradecit, të Strugës, të Dibrës, të Kërçovës, të Gostivarit, të Tetovës, të Shkupit, të Kaçanikut etj.

Serbia, e cila do të shtrihej kryesisht drejt jugperëndimit, do të aneksonte edhe viset veriore e verilindore të Kosovës, deri në afërsi të Mitrovicës.

Mali i zi, sipërfaqja e të cilit do të rritej më tepër se tri herë, do të përfshinte brenda kufijve të tij gjithashtu një varg krahinash shqiptare, si atë të Ulqinit, Krajës, Anamalit, Hotit, Grudës, Tuzit, Kelmendit, Plavës, Gucisë dhe Rugovës.

Shtypi ndërkombëtar në prill të vitit 1878, ishte i mbushur me artikuj të shumtë që kundërshtonin Traktatin e Shën-Stefanit. Në fakt, kundërshtimi më i rreptë erdhi nga Anglia dhe Austro-Hungaria, të cilat u shqetësuan së tepërmi nga rritja e shpejtë e ndikimit të rusisë në Ballkan nëpërmjet Bullgarisë së Madhe. Kjo ishte edhe arsyeja që, me këmbënguljen e tyre, u vendos që kushtet e përcaktuara në traktatin e Shën-Stefanit të rishikoheshin nga një kongres i posaçëm i fuqive të mëdha, i cili, sipas vendimit që u mor më vonë, do të mblidhej në Berlin, më 13 qershor 1878, ku edhe u shfuqizua ky Traktat, por sërish në dëm të tokave shqiptare.

Putini po synon ta rikthejë frymën e vendimeve të Shën Stefanit, për të arritur disa qëllime. Rusia e Putinit synon të rikthejë lavdinë e dikurshme të Rusisë Cariste. Ngjashëm si Rusia Cariste e cila synimet e saj hegjemoniste në Evropën Juglindore do t’i siguronte kryesisht nëpërmjet Bullgarisë së Madhe Autonome që u krijua me Traktatin e Shën-Stefanit, të cilën ajo do ta kishte si një satelite të saj, edhe Rusia e Putinit po ngutet që deri më 2 mars të arrijë një marrëveshje me Ukrainën, duke synuar që këtë të fundit ta shndërrojë në satelite të saj për të shantazhuar Perëndimin, sodomos SHBA dhe NATOn.

Putini, ky nxënës i dobët i historisë iu ka futur aventurave shën-stefaniste për ta shndërruar atë në një Car të madh, që ëndërron ta gjunjëzoj Perëndimin, sidomos SHBA-të dhe NATO-n, ashtu siç vepruan pararendësit e tij me Perandorinë Osmane.

Atij po i ngutet që invazionin ndaj Ukrainës ty mbyllë me një marëveshje që do të rizgjonte orekset e tij hegjmoniste e antiprendimore, sepse vetëm në këtë mënyrë biografia e tij do të jetë e denjë për t’u përfshirë në altarin e pansllavizmit rus.

Mirëpo, historia nganjëherë përsëritet, e nganjëherë jo. Për fatin e keq të Putinit, Perendimi i sotëm nuk është më i njeti si para 144 viteve, kur reagonte me vonesë dhe në dëm të popujve të vegjël.
Tani kemi komplet një Perendim tjetër, i cili po bëhet më kuptimplotë me Amerikën dhe NATO-n, dy garantuesit esencial të stabilitetit evropian dhe sfiduesit kryesorë të hegjemonisë së Putinit.

Tani Putini nuk mundet ta gjunjëzoj Perendimin dhe nga Ukraina nuk mund të bëjë një Bullgari të Madhe. Paramtetrat historik e gjeopolitik tani janë kundër horoskopit politik të Putinit, për arsye se tani Perëndimi është më homogjenj se kurdoherë më parë dhe Ukraina me Zenskyn në krye kurrë nuk do të bëhet Bullgari e Madhe, , as satelit i tij.

P.s
Shënimet mbi Traktaktin e Shën Stefanit i kam marrë nga disa autorë dhe burime të ndryshme historiografike