Lushtaku: Ashtu si Merkeli në Gjermani, edhe unë do të votoj kundër martesave LGBT

Reagime të shumta ka ngjallur neni i projekt-Kodit Civil të Kosovës i cili nesër do të shkojë për votim në Kuvend.

Deputeti i PDK-së, Mergim Lushtaku ka bërë të ditur se nesër do të votojë kundër Projekt Kodit Civil i cili u jep hapësirë martesave mes komuniteti LGBT.

Ai ka përmendur si arsye se është profamilje dhe ndjek bindjet e tija personale, ndërsa ka permendur si shembul ish-kancelaren gjermane Angela Merkel e cila vite më parë kishte votuar kundër martesave LGBT në Gjermani, transmeton Zeri.info.

"Shumë shtete evropiane kanë ruajtur vlerat tradicionale të familjes së shëndoshë, po ashtu edhe vendet e rajonit. Madje edhe kancelarja Merkel kishte votuar kundër martesave mes gjinisë së njejtë sepse siç e kishte theksuar ajo martesa është mes burrit edhe gruas. Andaj, edhe unë si përfaqësues i popullit do të votoj kundër Projekt Kodit Civil i cili ju jep hapësirë martesave mes gjinisë së njejtë, për arsye se jam pro familjes dhe se bie ndesh me ideologjinë politike që une ndjek dhe bindjet e mija personale", ka shkruar Lushtaku.

Ai gjithashtu ka ftuar të gjithë deputetët e Kuvendit të Kosovës që të votojnë kundër këtij projekt kodi. /Zëri