Qytetarët protestojnë kundër shtrenjtimit të rrymës

Një grup qytetarësh janë mbledhur dhe janë duke protestuar kundër shtrenjtimit të rrymës, në sheshin “Zahir Pajaziti”, në Prishtinë.

Qytetarët kanë marshuar dhe në duar kanë mbajtur pankarta, ku shkruhej: “Asnjë cent më shumë”, “Ngrohja nuk është komoditet” etj.

Kjo protestë ka ardhur si pasojë e propozimit të rritjes të çmimit të energjisë elektrike ditë më parë nga Qeveria.

Qytetarët po kërkojnë që kryeministri Albin Kurti ta “bllokojë tarifën”.

Më pas qytetarët u nisën drejt Qeverisë, ndërsa disa nga protestuesit thirrën “Albin mashtruesi” dhe “Albin rrenci”. “Largoje KEDS-in” është njëra nga thirrjet e tjera të protestuesve. Ata thonë se s’duan të paguajnë rrymë edhe për komunat në veri të vendit.

Kujtojmë se kjo protestë u organizua nga PSD-ja. /Zëri

Disa foto nga protesta: