PSD-ja aksion në Qeveri, këtë të fundit e quan zyrë informimi të KEDS-it

Partia Socialdemokrate e Kosovës sot ka mbajtur një aksion simbolik para Qeverisë së Kosovës për të kundërshtuar shtrenjtimin e rrymës elektrike.

Ata kanë kapur në derën hyrëse të Qeverisë së Kosovës, ku kanë vendosur një banderolë, në të cilën shkruhet “Zyra për Informim KEDS dhe KESCO”.

Megjithëse ka pasur prezencë të policisë, ka pasur edhe shtyrje mes policëve dhe aktivistëve.

Ky aksion sot i paraprin një proteste të shoqërisë civile, e cila do të protestojë për arsyen e njëjtë, më fillim në orën 12:00, në sheshin “Zahir Pajaziti”.