Mustafa: Qeveria e interesuar ta rrisë çmimin e rrymës, po “kryqëzohen” pa të drejtë ZRRE-ja e qytetarët

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besian Mustafa, po vlerëson se Qeveria e Kosovës është e interesuar të rrisë çmimin e energjisë elektrike.

Mustafa tha se krejt kjo po dëshmohet me propozimet e vendimet që vijnë në Kuvendin e Kosovës dhe të cilat tenton t’i mbrojë Qeveria.

“Vetë rezolutën që ka sjellë në Kuvendin e Kosovës ose vendimet, ose propozimet që vijnë në Kuvendin e Kosovës dhe të cilat tenton t’i mbrojë vetë Qeveria, qoftë ministrja e Ekonomisë, qoftë shefi i Qeverisë në Kuvendin e Republikës së Kosovës dhe mundohet ta arsyetojë këto vendime, i bie që vetë Qeveria e Kosovës është e interesuar që të rrisë çmimin e energjisë elektrike”.

Madje, sipas tij, po “kryqëzohen” pa të drejtë ZRRE-ja e qytetarët për dështimet e ekzekutivit.

Ai vlerëson se ZRRE-ja ka luajtur rol konstruktiv dhe profesional dhe se nuk duhet lejuar kushdo qoftë që të ndikojë mbi profesionalizmin dhe pavarësinë e këtij institucioni.

“Ajo që është më e keqe është që Qeveria për këto dështime të saj tenton që të fajësojë dhe kryqëzojë ZRRE-në e “ajo që është më e keqe është që Qeveria për këto dështime të saj tenton që të fajësojë dhe kryqëzojë ZRRE-në e në rastin më ekstrem të fajësojë qytetarët që po konsumojnë energji elektrike më shumë se që duhet.

ZRRE-ja në përgjithësi ka luajtur një rol konstruktiv dhe profesional, mirëpo nuk duhet lejuar kushdo qoftë, cilido organ, duke përfshirë edhe vetë Kuvendin e Kosovës që i voton në fund të ditës këta anëtarë të Bordit të ZRRE-së. Askush nuk ka të drejtë të ndikojë mbi profesionalizmin dhe pavarësinë që ka ZRRE-ja”.

Mustafa tha se LVV-ja edhe kur ka qenë në pushtet e në opozitë në mënyrë kategorike kanë refuzuar projektin e ndërtimit të termocentralit “Kosova e Re”, projekt ky i kompanisë “Countur Global”.

“Nuk jam i sigurt pse e kanë bërë një gjë të tillë, por falë refuzimit dhe kundërshtimit të tyre ai projekt ka dështuar, në anën tjetër vazhdojnë të flasin për një kompani tjetër gjermane, pra ‘Bilfingeri’”.

“Pyetja ime është nëse qenka zgjidhja e tyre kaq ideale, pse nuk e ftojnë sot që kompania gjermane ‘Bilfinger’ të atë zgjidhje që po i zgjidhja e të gjitha problemet e energjisë elektrike të Kosovës, kush po e ndalon Qeverinë e Kosovës që sot në janar të vitit 2022 ta ftojë kompaninë ‘Bilfinger’ të ofrojë dhe të implementojë zgjidhjen e saj”.

Bordi i Zyrës së Rregullatorit të Energjisë raportoi para Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti lidhur me shqyrtimin e jashtëzakonshëm të tarifave të energjisë elektrike gjatë së martës. /EO