Lazio - Udinese, Muriqi titullar

Sulmuesi i Përfaqësueses së Kosovës, Vedat Muriqi do të startojë si titullar për Lazion në ndeshjen e sontme në Kupën e Italisë ndaj Udineses.

Ndeshja zhvillohet në Stadio Olimpico me fillim nga ora 17:30 dhe është e vlefshme për 1/8 e finales së Coppa Italia.

Emri i Vedat Muriqit ka qenë i lidhur me një numër klubesh të cilat kërkojnë shërbimet e përfaqësuesit të Kosovës, teksa starton me Lazion pas shumë kohësh.

Formacionet zyrtare Lazio – Udinese.