Rita Ora pozon nga palestra, këngëtarja shfaqet atraktive pa makijazh dhe në veshje të ngushtë

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora krahas angazhimeve muzikore, nuk e lë anash as kujdesin për linjat e saj.

Të shpeshta janë postimet që ajo sjell në Instagram e ku shihet në palestër, dhe një gjë të tillë e ka bërë edhe së fundmi.

31-vjeçarja postoi disa imazhe bardhë e zi, ndërsa dukej në formë të mirë në një veshje të ngushtë dhe pa grim.

“Ditët në palestër janë të tilla ndonjëherë”, ka shkruar Rita në mbishkrimin e imazheve.

Ndryshe, ylli i muzikës aktualisht po qëndron në Australi ku edhe po filmon sezonin e ri të “the Voice Australia”.

Bashkë me këngëtare është edhe partneri i saj, Taika Waitit, dyshja atje po ashtu festuan edhe Krishtlindjet dhe Vitin e Ri.