Hadërgjonaj reagon pas golit: I lumtur për tri pikët dhe golin e shënuar

Reprezentuesi i Kosovës, Florent Hadërgjonaj, arriti të shënojë gol në fitoren e Kasimpasa ndaj Giresunsporit, shkruan Zeri.info.

Kasimpasa triumfoi me rezultat 0 – 2, derisa golin e dytë e realizoi Hadërgjonaj.

Pas ndeshjes, ka reaguar edhe Hadërgjonaj përmes një postimi në Instagram, ku theksoi se ndihet i lumtur për fitoren dhe golin e parë të sezonit.

“I lumtur për tre pikët dhe golin e parë të sezonit”, shkroi mesfushori në “Instagram”. /Zeri.info

 

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Florent Hadergjonaj (@florenthadergjonaj)