Liverpooli fiton me lehtësi ndaj Brentfordit
Liverpooli e ka mposhtur Brentfordin me rezultat 3-0 në kuadër të javës së 22-të në Ligën Premier.
The Reds e filluan mjaftë furishëm takimin, duke krijuar shanse të mira shënimi.
Por, goli i tyre i parë erdhi në minutën e 44-të, kur Trent Alexander-Arnold asistoi për te Fabinho që ishte i saktë.
Në 45 minutat e dytë, vendasit ia dolën të shënonin edhe dy herë të tjera, për të vulosur fitoren e tyre.
Ishte minuta e 69-të, kur Andy Robertson e gjeti Alex Oxlade-Chamberlain, që arriti të realizonte për 2-0.
Pas vetëm tetë minutash, Liverpooli ia doli të realizonte edhe të tretin, ndërsa tani ishte Takumi Minamino që shënoi, me Roberto Firminon që ishte asistuesi.
Pas javës së 22-të, Liverpooli gjendet në pozitën e dytë me 45 pikë, 11 më pak se lideri Manchester City, ndërsa në xhiron e 23-të do të takohen me Crystal Palacen.