Robin Krasniqi humb një person shumë të dashur të familjes

Boksieri shqiptar, Robin Haxhi Krasniqi ka bërë me dije se daja i tij ka ndërruar jetë, shkruan Zeri.info.

Lajmin e ka bërë të ditur nga faqja zyrtare e tij në “Facebook”.

Postimi i plotë i Krasniqit:

"Ma kpute shpirtin o Daja jem, u befsh Banor i Xhehnetit Daj jem. Te Zotit jem dhe tek ai do te kthehemi te gjithe. Veprat tua, mirsit tua, dhe dashuria qe na e ke dhon gjithmone, nuk do te vdesin kurr!

Te kujtoj gjithmon me mall Daja jem", shkroi Krasniqi. /Zeri.info