Haradinaj i jep mbështetje Qeverisë rreth referendumit serb
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se AAK-ja e mbështet vendimin e Qeverisë së Kosovës për moslejimin e mbajtjes së referendumit të Serbisë në Kosovë.
Haradinaj tha se votimi përmes postës dhe ai përmes Zyrës Ndërlidhëse të Serbisë në Prishtinë i përmbush praktikat ndërkombëtare.
Më tutje lideri i AAK-së u ka bërë thirrje qytetarëve që të respektojnë ligjet dhe Kushtetutën e Kosovës.