Incident zjarri në “Dardani”, një person i lënduar e katër automjete të djegura

Një kamion është kapluar nga zjarri në lagjen “Dardania” në Prishtinë, raporton Ekonomia Online.

Sipas dëshmitarëve nga zjarri që ndodh në një parking në këtë lagje janë dëmtuar edhe 3 vetura.

Ata thonë se lëndime ka marrë shoferi i kamionit.

Në vendin e ngjarjes janë parë njësitet e zjarrfikësve që e kanë lokalizuar zjarrin, përderisa nga policia ende nuk ka detaje.