“Çikat e Prishtinës”, Jehona Sopi e Vesa Luma realizojnë një fotosesion së bashku

Këngëtaret, Jehona Sopi dhe Vesa Luma janë mjaft të njohura për publikun shqiptar.

Të dyja kanë filluar rrugëtimin si këngëtare qysh në mosha të reja duke u bërë më pas mjaft të kërkuara në tregun muzikor.

Të dyja po ashtu shquhen për vokalin e tyre të artë me interpretime të pazëvendësushme e shumë këngë të bukura.

Vesa dhe Jehona janë edhe shoqe mjaft të mira jashtë skenës, gjë që e kanë dëshmuar mjaft shpesh.

Së fundmi ato kanë realizuar një fotosesion unik me poza mbresëlënëse.

“Qikat e Prishtinës”, ishte mbishkrimi sipër fotove të dy bukurosheve prishtinase.