Po na rrëmben vitet e rinisë epoka e vdekur e berishizmit!
Rrudhat e tua janë dëshmia e vetme e të qënit një mbetje fosile e politikës shqiptare. Ato vijëzime të rrudhave në fytyrën tënde tregojnë veçse rrugë të jetës pa krye, pa ndërgjegje, pa arsye të shëndoshë, pa përgjegjshmëri njerëzore. Rrudhat e tua nuk janë fisnikëri.
Ato janë shëmtia e një kufome politike që ecën ende e gjallë në rrugët e kësaj Shqipërie të mjere ku vazhdon të nxisësh tensione të forta midis njerëzve sepse të dhëmb lëkura jote.
Ajo që është kauza jote nuk mund të jetë e askujt tjetër.
Nuk mund të jetë kauza e asnjë shqiptari që zgjedh të ndërtojë jetën e tij mbi shpatullat e veta në këtë vënd.
Gjykimi yt nuk është zëri i drejtësisë për shqiptarët, sepse ti e ke përdhunuar me kohë ndërgjegjen tënde dhe të çdo demokrati në këtë vënd.
Gjykimi yt është veçse një gjimnastikë e gënjeshtrës, sepse ti nuk rron dot me të vërtetën.
Rrudhat e tua nuk mund të jenë udhërrëfyes i asnjë të riu o Sali, sepse ne të rinjtë nuk mund të jemi si ti. Sa nga ne kishe në ditën e protestës tënde? Sa nga ne e perceptojnë njëlloj si ti kundërpërgjigjen e dhunshme ndaj selisë së Partisë Demokratike?
Në epokën tënde të dikurshme, ti punove për të ndërtuar parajsën e fëmijëve të tu dhe nuk mendove për të ardhmen e askujt tjetër; dhe sot ti nuk mund të ngrihesh dhe të flasësh në emër të shqiptarëve për të rifituar pushtetin e humbur. Jeta mbi tokë është një qëndrim i përkohshëm për secilin prej nesh.
E di për çfarë do të mbahesh mënd kur një ditë të mos jesh më?
Do kujtohesh si hajduti i kohës tonë!