Për herë të parë, Dua Lipa në vendin e parë në platformën ‘iTunes’ në Amerikë

Këngëtarja me prejardhje shqiptare, Dua Lipa, dhe suksesi i saj i madh po vazhdon çdo ditë.

Dueti i publikuar me Elton John rezultoi në fund të jetë një këngë që po dëgjohet anë e mbanë botës.

“Zemër e ftohtë” nga Elton John dhe Dua Lipa ka arritur zyrtarisht numrin 1 në listën e këngëve të iTunes në Shtetet e Bashkuara të Amerikës!

Kjo është edhe hera e parë kur Dua Lipa renditet e para në tabelë, me më së shumti dëgjimem , shkruan KultPlus.

Albumi “Future Nostalgia” po vazhdon të dëgjohet shumë dhe Lipa shpesh herë po gjendet në top 10-shen e artistave më të dëgjuar brenda një ditë nëpër platforma të ndryshme të muzikës.