Haxhiu shkarkon dy drejtorë të burgjeve me arsyen se fshehën ngacmimin seksual ndaj të miturës

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka shkarkuar sot drejtorin e burgut të Prizrenit, Heset Loku, dhe atë të Pejës, Arif Beqa.

Lajmin për Klankosova.tv e ka konfirmuar vetë Haxhiu, duke treguar edhe arsyen që çoi deri te shkarkimi i tyre.

“Po, janë shkarkuar sot për shkak të fshehjes së ngacmimit seksual ndaj një të miture”, ka thënë shkurt Haxhiu.

Arif Beqa më herët ka qenë drejtor në Qendrën e Paraburgimit në Lipjan, ndërsa Heset Loku ka mbajtur pozitën e nënkryetarit të komunës së Kaçanikut.