Gjendet 6-vjeçarja që humbi pasi shkolla “Hasan Prishtina” i liroi nxënësit para kohe

Është gjetur 6-vjeçarja M.I., nxënëse në shkollën “Hasan Prishtina”, e cila humbi sot në lagjen “Ulpiana”, në Prishtinë.

6-vjeçarja kishte dalë një orë më herët nga shkolla “Hasan Prishtina”, sepse mësimi ka përfunduar një orë më herët se zakonisht, për shkak të mungesës së ngrohjes.

Grupi në Facebook “Vrojtuesit e Lagjes” kanë publikuar fotografinë e gjashtëvjeçares dhe kanë kanë lutur qytetarët në qoftë se e takojnë të lajmërohen në Polici.

“Urgjente, luten banorët e lagjes Ulpiana në Prishtinë, në rast se rastisin në një vajzë e moshës 6 vjeçare e quajtur…, të shkruajnë ju lutemi. Për shkak të mungesës së ngrohjeve orari mësimor ka përfunduar një orë më herët dhe vajza në fjalë ka dalur nga shkolla ‘Hasan Prishtina’ rreth orës 15:20 dhe familja nuk mund ta gjejnë. Ju lutem në ndihmë”, thuhej në njoftim.

Pas rreth dy orësh, është njoftuar se vogëlushja është gjendur dhe është mirë me shëndet.

 Gjetjen e 6-vjeçares e ka konfirmuar për “Zërin” edhe zëdhënësja e policisë së Kosovës, Flora Ahmeti.

“Është gjet fëmija për detaje jam në pritje të një raporti”, ka thënë Ahmeti. /Zëri