Zvicra shtrëngon kufizimet, shkak varianti “Omicron”

Zvicra ka forcuar masat kundër COVID-19 të premten, ndërsa qeveria po lufton për të mbajtur në kontroll rritjen e rasteve për shkak të variantit "Omicron". 

Vendi do të bëjë të detyrueshme maskën dhe secili person që është rikuperuar nga virusi ose vaksinuar duhet të pajiset me pasaportë shëndetësore.

Zvicra ka rekomanduar gjithashtu që personat të cilët kanë mundësi, të punojnë nga shtëpia. Masat do të hyjnë në fuqi të hënën, më 6 dhjetor dhe do të qëndrojnë në fuqi deri më 24 janar. /abcnews.al