Kupa e Kosovës: Dukagjini, Arbëria e KEK-u kalojnë tutje

Kanë përfunduar tri ndeshje të tjera në kuadër të 1/16 së Kupës së Kosovës në futboll.

Nuk kanë munguar befasitë edhe ditën e sotme, ku Drita - Drenasi ka përfunduar pa gola 0-0 dhe ka shkuar në vazhdime.

Dukagjini ka fituar me rezultat të thellë 0-4 te Liria e Prizrenit, duke kaluar në 1/8 e finales.

Ndërkohë, fitore të thellë ka marrë edhe Arbëria, që ka mposhtur Vitinë me rezultat 3-0.

Edhe KEK-u ka vazhduar tutje pas fitores minimale 1-0 ndaj Trepçës.

Ndeshja tjetër që ka shkuar në vazhdime është ajo mes Flamurtarit dhe Ferizajt, që përfundoi 90 minuta 0-0. /Telegrafi/

Rezultatet:

Drita 0–0 Drenasi (Ndeshja shkon në vazhdime)

Liria – Dukagjini 0:4

Arbëria – Vitia 4:0

KEK-u –Trepça 1:0

Flamurtari – Ferizaj 0:0