Peja mposhtet nga skuadra portugeze

Kampioni i Kosovës në konkurencen e meshkujve Peja, sonte ka zhvilluar ndeshjen e parë evropiane kundër ekipit portugez AJ Fonte Bastardo në kuadër të Challenge Cup.

Në këtë ndeshje më i mirë ishte ekipi portugez i cili fitoj me rezultat 3:0 në sete.

Në setin e parë Peja bëri paraqitje mjaft të mirë dhe ishte e barabartë ndaj një kundërshtari mjaft të fortë, mirëpo në fund të setit portugezet u treguan më të vemendshëm dhe e mbyllen setin në favor të vetin.

Në setin e dytë dhe të tretë ekipi portugez bëri lojë edhe me të mirë duke kufizuar ekipi pejan në 15, respektivisht 14 pikë.

Ndeshja e kthimit zhvillohet në Portugali më 8 dhjetor në ora 17:00 (sipas kohës lokale portugeze). /Zeri.info