Ngrihet aktakuzë ndaj pesë personave për blerje dhe posedim të narkotikëve

Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur aktgjykimin kundër pesë të të akuzuarve për veprën penale Blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje të paautorizuar të narkotikëve të rrezikshëm dhe substancave psikotropike ndërsa i akuzuari T.S edhe për veprën penale Mbjatja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve.

Sipas njoftimit të kësaj Gjykate thuhet se i akuzuari T.S është shpallur fajtor dhe është dënuar me burgim në kohëzgjatje prej gjashtë vite, i cili dënim do të ekzekutohet në afat prej 15 ditësh nga dita e plotfuqishmërisë së këtij aktgjykimi dhe dënim me gjobë në shumë prej 3000 €uro, ndërsa koha e kaluar në masën e paraburgimit nga data 12.12.2020 e tutje do ti llogaritet në dënimin e shqiptuar me burgim.

“I akuzuari A.B është shpallur fajtor dhe është dënuar me burgim unik me burgim në kohëzgjatje prej pesë vite e gjashtë muaj, i cili dënim do të ekzekutohet në afat prej 15 ditësh nga dita e plotfuqishmërisë së këtij aktgjykimi dhe dënim me gjobë në shumë prej 2500 €uro, ndërsa koha e kaluar në masën e paraburgimit nga data 12.12.2020 e tutje do ti llogaritet në dënimin e shqiptuar me burgim”.

“I akuzuari S.R është shpallur fajtor dhe është dënuar me burgim unik me burgim në kohëzgjatje prej pesë vite, i cili dënim do të ekzekutohet në afat prej 15 ditësh nga dita e plotfuqishmërisë së këtij aktgjykimi dhe dënim me gjobë në shumë prej 2000 €uro, ndërsa koha e kaluar në masën e paraburgimit nga data 12.12.2020 e tutje do ti llogaritet në dënimin e shqiptuar me burgim”.

“I akuzuari F.R është shpallur fajtor dhe është dënuar me burgim në kohëzgjatje prej tri vite, i cili dënim do të ekzekutohet në afat prej 15 ditësh nga dita e plotfuqishmërisë së këtij aktgjykimi dhe dënim me gjobë në shumë prej 1500 €uro, ndërsa koha e kaluar në masën e paraburgimit nga data 12.12.2020 e tutje do ti llogaritet në dënimin e shqiptuar me burgim”.

“I akuzuari A.RR është shpallur fajtor dhe është dënuar me burgim në kohëzgjatje prej pesë vite, i cili dënim do të ekzekutohet në afat prej 15 ditësh nga dita e plotfuqishmërisë së këtij aktgjykimi dhe dënim me gjobë në shumë prej 3000 €uro, ndërsa koha e kaluar në masën e paraburgimit nga data 12.12.2020 e tutje do ti llogaritet në dënimin e shqiptuar me burgim”.

Nga kjo gjykatë kanë bërë të ditur se konfiskohen përgjithmonë sendet e luajtshme, si mjete që kanë mundësuar kryerjen e veprës penale dhe sendet që i nënshtrohen automatikisht konfiskimit të cilat janë sekuestruar përkohësisht me vendimin e Gjykatës.

Kundër këtij aktvendimi palët kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit të Kosovës, përmes kësaj gjykate. /Zëri