Prishtina shënon fitore bindëse në udhëtim tek Ulpiana
Prishtina ka shënuar fitore të pastër dhe bindëse në udhëtim te Ulpiana, në ndeshjen e javës së 16-të në Superligën e Kosovës, shkruan Zeri.info.
Ndeshja e zhvilluar sot në stadiumin ''Sami Kelmendi'' në Lipjan, ka përfunduar me rezultatin 0-3.
Leotrim Kryeziu shkëlqeu sot duke shënuar dy gola në fitoren e mysafirëve, në minutat 34 dhe 85.
Goli tjetër u shënua nga Besnik Krasniqi në minutën e 57-të, nga pika e bardhë.
Vlen të theksohet se në minutat shtesë të ndeshjes, Marclei Santos, u përjashtua nga loja me karton të kuq.
Ndryshe, Prishtina pas kësaj fitore ka 24 pikë dhe renditet momentalisht e katërta, kurse Ulpiana mbetet me 17 pikë në pozitën e shtatë. /Zeri.info