Von Cramon ngushëllon popullin e Kosovës për humbjen tragjike të tre jetëve në Gllogjan

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon ka reaguar pas ngjarjes së djeshme në Gllogjan, ku mbetën të vrarë tre persona dhe u plagos një.

Von Cramon ka shprehur ngushëllime për popullin e Kosovës për humbjen e tre personave në sulmin e djeshëm ndaj autobusit që transportonte nxënës nga Gjakova për në Deçan.

“Ngushëllimet e mia të thella popullit të Kosovës për humbjen tragjike të 3 jetëve në sulmin monstruoz të djeshëm në Gllogjan. Zemra ime shkon për të gjithë ata që janë në zi, ndërsa të lënduarve u uroj shërim të shpejtë”, ka shkruar ajo në në postim në Twitter.

Sipas saj, hetimi i shpejt dhe vënia para drejtësisë së sulmuesit është një domosdoshmëri. /Zëri