Fëmija në Gjilan e plagos aksidentalisht babanë e tij
Policia e Kosovës ka njoftuar se një person nga fshati Livoq i Ultë të Gjilanit ka pranuar trajtim mjekësor pasi që i njëjti është qëlluar me arë nga fëmija i tij.
Përmes raportit 24-orësh, Policia ka bërë të ditur se babai derisa ka qenë duke e pastuar armën (pushkë ajrore), nga pakujdesia dyshohet se fëmija i tij e ka shkrepur armën dhe ka qëlluar atë.
Sipas PK-së, rasti ka ndodhur dje rreth orës 15:00 dhe i dyshuari nuk posedon leje të armës.
“Arma i është sekuestruar ndërsa me vendim të prokurorit, rasti vazhdon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e Policisë. /Zëri