Short interesant në ''Play-Off'' për kualifikim në Botëror: Italia, Portugalia ose të dyja mund të mbeten jashtë
Në Zurich të Zvicrës është hedhur shorti për fazën e ''Play-Off''-it për kualifikim në Kampionatin Botëror ''Katar 2022'', shkruan Zeri.info.
Në këtë fazë do të zhvillohet një ndeshje gjysmëfinale dhe një finale, teksa fituesit nga tri ndarjet A, B dhe C, sigurojnë pjesëmarrjen në Botëror.
Sipas shortit, njëra nga dy kombëtaret e mëdha, Italia ose Portugalia, do të mbetet jashtë Botërorit, pasi mund të përballen mes vete në finale, nëse paraprakisht të dy kombëtaret kalojnë deri aty. Ose edhe Italia, edhe Portugalia, mund të eliminohen që në gjysmëfinale.
Çiftet janë këto:
A: Skoci – Ukrainë vs Uells – Austria
B: Rusi – Poloni vs Suedi – Çeki
C: Itali - Maqedoni e Veriut vs Portugali – Turqi
Ndeshjet gjysmëfinale do të luhen më 24 mars, kurse finalet pas pesë ditëve. /Zeri.info
ë The semi-finals are set for the European play-offs!
— FIFA World Cup (@FIFAWorldCup) November 26, 2021
ë One team from each of the 3 paths will reach the #WorldCup ë pic.twitter.com/cvkFwdzQoX