Lazio shënon fitore të rëndësishme në Ligën e Evropës
Lazio ka shënuar fitore ndaj Lokomotivës së Moskës, në ndeshjen e xhiros së pestë në Grupin E të Ligës së Evropës, shkruan Zeri.info.
Skuadra e drejtuar nga Maurizio Sarri shënoi fitore në udhëtim, me rezultatin 0-3.
Ciro Immobile shënoi dy gola nga pika e bardhë në fitoren e lacialëve, kurse goli i tretë u shënua nga Pedro.
Thomas Strakosha dhe Elseid Hysaj luajtën tërë ndeshjen sonte, kurse Vedat Muriqi u aktivizua në minutën e 66-të.
Lazio pas kësaj fitore ka tetë pikë dhe është në pozitën e dytë në Grupin E, teksa ka siguruar edhe matematikisht kalimin tutje.
Megjithatë, skuadra italiane ka vetëm tre pikë më pak se lideri i grupit, Galatasaray, skuadër më të cilën do të përballet në xhiron e gjashtë dhe të fundit në grup, për të përcaktuar përfundimisht dy pozitat e para të Grupit E.
Kujtojmë se skuadra e parë e grupit kalon në 1/8 e finales, kurse skuadra e dytë në 1/16.
Marseille është i treti në këtë grup me katër pikë, kurse Lokomotiva e Moskës renditet e fundit me dy pikë. /Zeri.info