Kuvendi i Kosovës mbush sot 20 vjet, pamje të rralla ndër vite [foto]

Kuvendi i Kosovës sot ka mbushur 20 vjet.

Legjislatura e parë e Kuvendit të Kosovës është mbajtur në nëntor të viti 2001, në atë kohë Kuvendi jo vetëm që kishte përbërje krejt tjetër me deputetë, por kishte edhe një pamje ndryshe brenda tij nga ajo që shohim sot.

Në pamjet e vitit 2002 shihet se në krye të Kuvendit ishte flamuri i OKB-së që përfaqësonte misionin e UNMIK-ut në Kosovë, ndërsa pjesë e Kuvendit ishte edhe administratori i këtij misioni, shkruan Zëri.info.

Sa i përket sallës së Kuvendit, riparime më të mëdha janë realizuar në vitin 2003-2004. Në këto kohë u bënë ndryshime në sallën e seancave, në Zyrën e Kryetarit të Kuvendit, në salla të mbledhjeve të komisioneve, është bërë fasadimi i ndërtesës etj.

Punët në renovim përfunduan më 16 shkurt 2004, kur edhe u bë hapja solemne e sallës së seancave të Kuvendit.

Objekti në të cilin sot gjendet Kuvendi i Kosovës është ndërtuar në vitet 50 të shekullit XX, ndërsa është rikonstruktuar në vitin 1960. /Zëri