Rikthehen në aksion top-ligat evropiane, këto ndeshje zhvillohen sonte
Pas pushimit dyjavor të kualifikimeve të Kupës së Botës, sonte (e premte) luhen ndeshjet e radhës në pesë top-ligat evropiane, shkruan Zeri.info.
Ndeshja mes Augsburgut dhe Bayern Munichit hap xhiron e 12-të të Bundesligës, nga ora 20:30.
“Bavarezët” kërkojnë të marrin tri pikët e radhës dhe të vazhdojnë sigurt në vendin e parë.
Në Ligue, Monaco përballet me Lillen në një sfidë mjaft interesante në orën 21:00.
Ndërkohë në La Liga, Levante ballafaqohet me Athletic Bilbaon, sfidë kjo që po ashtu zhvillohet nga ora 21:00.
Ndeshjet tjera në program do të zhvillohen të shtunën, të dielen dhe të hënën. /Zeri.info