Ministri Sveçla thotë se zyrtari i Doganës Luan Berisha u vetëvra (Video)
Laura Berisha, motra e të ndjerit Luan Berisha, i cili ishte gjetur i vdekur më 17 prill në lagjen Veternik, derisa ishte zyrtar i Doganës, i ndërpreu rrugën kryeministrit Albin Kurti me vartësit e tij.
Berisha kërkoi nga qeveritarët informacione, për siç e quajti ajo, vrasjen e vëllait.
Përgjigje i dha ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ku tha se Luan Berisha u vetëvra.
Por, edhe pas 7 muajve nga Prokuroria Themelore në Prishtinë nuk e pohojnë as mohojnë asnjërin version, veç se thanë se janë duke bërë hetime në koordinim me policinë.