Burri nga Prizreni e gjen gruan të rrahur në shtëpi, Policia jep detaje
Një burrë nga Prizreni dje ka raportuar në Polici se rreth orës 21:30 kur kishte shkuar në shtëpinë e tij e kishte gjetur gruan e tij me lëndime trupore.
Policia e Kosovës përmes raportit 24-orësh ka bërë të ditur se dyshohet që këtë e kanë shkaktuar dy persona të panjohur.
Sipas Policisë, personat e maskuar kanë grabitur një sasi ari.
“Viktima është dërguar për tretman mjekësor, rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin e PK-së. /Zëri