Armando Broja shënon në barazimin e Southamptonit me Burnleyn
Southamptoni ka ndarë pikët me Burnleyn në javën e nëntë, teksa Armando Broja ka gjetur sërish golin në Premier Ligë, shkruan Zeri.info.
Ndeshja e zhvilluar sot mes këtyre dy skuadrave në “St. Mary’s Stadium”, ka përfunduar me rezultatin 2-2.
Sulmuesi shqiptar, Armando Broja, ishte sërish titullar te Southamptoni, teksa luajti për 79 minuta.
20-vjeçari edhe në këtë ndeshje u shënua në listën e golashënuesve, pasi realizoi një gol të bukur në minutën e 50-të.
ARMANDO BROJA GOALLLL pic.twitter.com/3kbFoYt5GK
— Chelsea Loan Army (@CFCLoanArmy_) October 23, 2021
Për vendasit golin tjetër e shënoi Valentino Livramento, kurse Maxwel Cornet realizoi të dy golat për mysafirët.
Southamptoni tani ka tetë pikë dhe renditet në pozitën e 16-të, kurse Burnley ndodhet në pozitën e 18-të me katër pikë. /Zeri.info