Treni godet për vdekje një person në Pejë

Një person ka vdekur pasi është goditur nga treni në Pejë.

Policia në Pejë ka konfirmuar se rasti ka ndodhur sot rreth orës 18:35, ndërsa dyshohet se viktima i ka dalë trenit përpara, raporton Zeri.info.

“Rreth orës 18:35 kemi pranuar një informatë se treni i cili ishte në lëvizje Prishtinë – Pejë, duke arritur në stacionin e Pejës ka goditur një person për vdekje. Viktima dyshohet se i ka dalë përpara trenit”, ka bërë të ditur policia në Pejë.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë e Policisë, dhe po merren me rastin. /Zëri