Ia vodhi telefonin gazetarit teksa ishte në transmetim direkt, hajduti ekspozohet para mijëra shikuesve
Një person është arrestuar pasi besohet t’ia ketë vjedhur telefonin një gazetari nga duart e tij teksa ai ishte në një transmetim direkt në Egjipt.
Mahmoud Ragheb, reporter për ueb-faqen e lajmeve “Youm7”, ishte duke incizuar “live” pasojat e një tërmeti nga rrugët e Kajros kur një burrë me motoçikletë kaloi me shpejtësi pranë tij dhe ia mori telefonin, raporton raporton "The Guardian".
Hajni i supozuar pa dijen e tij transmetoi fytyrën e tij para mijëra shikuesve teksa iku nga vendi i ngjarjes e që po vazhdonte të pinte cigare sikur të mos kishte ndodhur asgjë, transmeton Zeri.info.
Më shumë se 20 mijë persona po e shikonin transmetimin direkt në atë kohë. Shumë nga ta nisën kërkimin për hajnin pasi kamera e telefonit ishte lënë e ndezur dhe pamjet e incidentit qarkulluan me të madhe në për media.
Zyrtarë nga Ministria e Brendshme thanë se përdorën “teknologjinë moderne” për të identifikuar të dyshuarin nga transmetimi direkt, raportoi “Youm7”.
I dyshuari u arrestua disa orë më vonë në shtëpinë e tij dhe u dërgua në stacionin policor në Qalyub ku ai e pranoi krimin.
Videoja ka tërhequr mbi 6.2 milionë shikime dhe 45 mijë komente në më pak se 24 orë.
Policia tha se hajni tashmë e kishte shitur telefonin. /Zëri