Zyrtare: Ky do të jetë trajneri që do ta drejtoj KF Vëllaznimin

Klubi Futbollistik “Vëllaznimi” nga Gjakova ka njoftuar opinionin për kryetrajnerin e ri i cili pritet t’i drejtojë në ndeshjet e radhës.

Koordinatori i Akademisë së klubit, Blerim Mula, është emëruar përkohësisht kryetrajner i klubit gjakovar.

Klubi e ka uruar për postin Mulën dhe i ka dëshiruar suksese drejt objektivave.