Ekipi i Bekim Jasharit thotë se është arrestuar ish-deputeti i PDK-së, flasin nga Policia
Ekipi i kandidatit për kryetar të Prishtinës, Bekim Jashari, ka raportuar se Gani Koci, ish-deputet i PDK-së, ka kërcënuar asistentin e qendrës së votimit në Polac, Mentor Koca.
Sipas ekipit të Jasharit, ngjarja ka ndodhur në qendrën e votimit në fshatin Polac, pasi ish-deputeti Koci ka provokuar dhe ofenduar Mentor Kocën, duke e quajtur tradhtar që po përkrah familjen Jashari dhe se sipas tij ai e ka bërë me shtëpi.
Për këtë rast është njoftuar edhe Policia dhe këtë e ka konfirmuar për “Zeri.info” zëdhënësi i Policisë në rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.
Zahiti ka thënë se Policia i është përgjigjur thirrjes në këtë qendër të votimit, por nuk ka konfirmuar se është arrestuar dikush për këtë rast.
Po ashtu edhe vetë Koca ka mohuar se është arrestuar, duke e quajtur “rren të kulluar” raportimin për arrestimin e tij. /Zëri