Aksidentohet trajneri i SC Gjilanit, Ismet Munishi

Trajneri i njohur, Ismet Munishi, ka pësuar sot (e premte) një aksident trafiku, shkruan Zeri.info.

Lajmi është bërë i ditur nga “Ora Shtatë në Klan Kosova”, teksa ka publikuar edhe foto nga vendi i ngjarjes.

Aksidenti i Munishit ka ndodhur pasditën e sotme në lagjen “Bregu i Diellit”.

Trajneri i SC Gjilanit nuk ka pësuar ndonjë lëndim nga ky aksident. /Zeri.info