Testamenti i Princit Philip do të mbahet sekret për 90 vjet
Testamenti i Princit Philip, bashkëshortit të ndjerë të mbretëreshës Elisabeth, do të mbetet sekret për të paktën 90 vjet, për të ruajtur dinjitetin dhe pozitën e monarkes, ka vendosur Gjykata e Lartë e Londrës.
Në përputhje me një konventë që daton në vitin 1910, gjykatësi Andrew McFarlane tha se kishte rënë dakord që testamenti të vulosej dhe se asnjë kopje nuk duhet të mbahej për regjistrim ose në gjykatë.
Kjo do të thotë që, ndryshe nga shumica e testamenteve, vullneti i princit Philip nuk do të jetë i hapur për inspektim publik. Sipas gjykatësit, shkalla e publicitetit që botimi ka të ngjarë të tërheqë do të ishte shumë e gjerë dhe tërësisht në kundërshtim me qëllimin e ruajtjes së dinjitetit të Sovranes.
Princi Philip ka ndërruar jetë në moshën 99-vjeçare, në Kështjellën e Windsor-it, në perëndim të Londrës më 9 prill./a2cnn