Igor Simiq i “Listës Serbe” thotë se serbët janë zemëruar me aksionin në veri

Një nga politikanët më të njohur serb në Kosovë, Igor Simiq, ka folur për zhvillimet në veri.

Ai ka thënë se serbët janë të zemruar me aksionin e policisë në veri, pasi po e shohin si aksion për fillimin e reciprocitetit për targa mes Kosovës dhe Serbisë.

Duke u bazuar në ato që ka thënë Simiq, janë rreth 300 automjete në Jarinje dhe rreth 100 në Bernjak.

"Të dy korsitë e trafikut janë të bllokuara dhe trafiku është i bllokuar", tha ai dhe shtoi se  tashmë janë duke u konsulltuar me anëtarët e Listës Serbe.

Simiq ka bërë thirrje për qetësi, pasi sipas tij, "nuk duhet rënë në provokimin e Prishtinës", teksa ka thënë se tashmë serbët janë zemruar. "Kjo është një shkelje brutale e marrëveshjes së Brukselit, por shpresoj që të gjendet zgjidhje politike", ka thënë ndër të tjera Simiq.

Në ndërkohë ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka thënë se më nuk mund të ketë qarkullim të automjeteveme regjistrim "KS", por vetëm "RKS".