Foto e tifozit të ngjashëm me Shaqirin bëhet virale, ylli i Newcastle bën një postim epik në llogarinë e tij
Newcastle United - Leed United ishte një nga ndeshjet që u zhvillua të shtunën në Premier Ligë, shkruan Zeri.info.
Kjo ndeshje u mbyll baras, me rezultatin 1-1. Për vendasit shënoi Allan Saint Maximin, kurse Raphina për mysafirët.
Megjithatë, kjo ndeshje mori vëmendje edhe për momentin e festimit të golit të Maximin me tifozët e Newcastle Unitedit.
Një nga tifozët që u kap nga fotografët, është shumë i ngjashëm me futbollistin nga Kosova, Xherdan Shaqirin.
Një foto të tillë e ka publikuar edhe vet Allan Saint Maximin në ''Twitter'', teksa aty ka shkruar: “Shpresoj që vëllau Shaqiri të kthehet me kohë për ndeshjen PSG - Lyon”.
J’espère juste que le frérot Shaqiri sera de retour à temps pour PSG-OL https://t.co/nNSMAEntTa
— Allan Saint-Maximin (@asaintmaximin) September 18, 2021
Ndryshe, sonte (e diel) do të zhvillohet derbi mes Paris Saint-Germainit dhe Lyonit në Ligue 1. Kjo ndeshje luhet nga ora 20:45. /Zeri.info